Bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë, mirëqenies sociale, kulturës, ekonomisë, bujqësisë dhe fusha të tjera, për t’i sjellë Ferizajt e ferizajasve projekte të dobishme në të ardhmen e afërt, janë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit që nënshkrova sot me Shoqatën Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare”, në takimin ku pritëm drejtorin e kësaj organizate Islam Cakaj, koordinatorin Samir Salihu dhe bashkëpunëtorin e kësaj organizate, Burhan Haxha.