
Kryetari Aliu në mes tjerash ka theksuar se Dita e Çlirimit është pjesë e kontributit të trupës franceze, jo vetëm e lirisë, por edhe e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.” Ferizaj e mban mend edhe ish presdentin Sarkozy për vizitën që ka bërë në një shkollë në Francë, ku ka theksuar se harta në atë shkollë do të ndryshojë së shpejti dhe do të hy një shtet i ri dhe ai është Kosova. Prandaj mund të them se Franca është edhe njëri ndër shtete e para që ka pranuar Pavarësinë e Kosovës dhe ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojm në çdo sferë më këtë shtet”, ka thënë numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu.
Ndërsa kryetari i shoqatës së artistëve njëherit edhe drejtor i galerisë “Art- villamagna” Michel Poncerry nga qyteti Ville de Grand nga Franca, ka thënë se në qytetin e Ferizajt, gjatë javës së kulturës është ndier tejet mirë.”Në Ferizaj jemi kënaqur, vërtetë është një ekip shumë e mirë e kulturës. Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer me këtë ekip . Edhe jasht sferës së kulturës jemi ndier shumë të kënaqur edhe me dinamizimin e të rinjëve që ishin në këtë qytet. Pamë që Kosova ishte kryesisht e përbërë nga të rinjët”, ka thënë Poncerry.
Me këtë rast janë shkëmbyer edhe dhurata modeste ne mes delegacionit nga Franca dhe kryetarit të Komunës Agim Aliut.
Gjatë takimit që ka zhvilluar këtë të mërkurë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me delegacionin nga Franca janë dakorduar që në një të ardhme të afërt Ferizaj, do të bashkëpunoj me Francën në sektorin e kulturës.