Ferizaj çdo ditë i një pune të re, po ndryshon në çdo skaj. Edhe rruga “Ramadan Rexhepi” nga rrethrrotullimi i ri tek “Cosmo” e deri tek lidhja me Rrethin e Madh te Spitali – pjesë e “Bashkimit të Qytetit”, u asfaltua sot, për t’i dhënë tri korsi qarkullimit të qytetarëve, hapësira të reja të gjelbëruara, vendparkingje e lehtësi qarkullimi për urgjencat në këtë rrugë.Ta gëzojnë banorët, këtë pjesë tejet të frekuentuar, që po ndryshon rrënjësisht.