Ferati në reagimin e tij ka thënë se komuna e Ferizajt ekzekutivi në përgjithësi gjatë kësaj periudhe ka qenë plotësisht transparent në bazë të përgjegjësive të cilat i takojnë në ligjet në fuqi, kjo transparencë është vlerësuar lartë edhe nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile, por edhe nga organizata të ndryshme më të cilat bashkëpunon ky institucion.
“Natyrisht se komuna e Ferizajt, ka bërë një hap të madh drejt transparencës, siç duhet edhe kryetari Svarqa, ka dhënë mbështetje sa i përket hapjes se informimit të qytetarëve për transparencën për punën që behët në komunë tonë. Dihet që edhe rregullorja për transparencën ka qenë në diskutim publik dhe në këtë seancë do të jetë për miratim, po ashtu edhe para pak ditësh kryetari Svarqa i ka dhënë mbështetje edhe një organizate për shpalljen e publikimit të të dhënave për të gjitha procedurat e tenderëve dhe të gjitha elemente të tjera që kanë të bëjnë me këto procedura”, ka thënë Ferati, duke thënë se komuna e Ferizajt së bashku me Bankën Botërore, për harton projektin që është në finalizim të publikimit të 180 procedurave që janë nga komuna e Ferizajt, ku për çdo element të dhënat, do të jenë të publikuara në ueb faqe, ku këto procedura do të kenë shkarkimin e të dhënave të nevojshme.
“ Po ashtu sa i përket shqetësimit të Vetëvendosjes, dihet që opozita bënë punën e opozitarit, ndërkaq qeveria e ka detyrën e vet që të jetë përgjegjës ndaj qytetarëve. Është e pa vërtet ajo sa i përket marrëveshjeve të Caritasit , sepse Vetëvendosje ka marr ato marrëveshje dhe po ashtu ato janë të publikuara edhe në vebsjatin e komunës sonë, ku secili qytetarë, shoqëria civile dhe partitë politike mund të kenë qasje në to dhe komuna e Ferizajt nuk fsheh asnjë dokumentacion dhe është plotësisht i hapur”, ka përfunduar Ferati.
Pas reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, kinse Komuna e Ferizajt, është e mbyllur, ka reaguar edhe zëdhënësi i komunës Naim Ferati.