Sot u zhvillua ndeshja vendimtare e “play-off”-it për titullin kampion në volejboll, ku u përballën “Fer Volley” dhe “KV Ferizaj”. Pas një loje të fortë, dinamike dhe të dominuar në momentet kyçe, Fer Volley arriti një fitore të merituar me rezultat 3-1 në sete.
Ekipi i “Fer Volley”tregoi formë të shkëlqyer gjatë gjithë ndeshjes, duke kontrolluar ritmin dhe duke shfaqur organizim të lartë në lojë, çka i solli edhe titullin e shumëpritur kampion.
Në këtë përballje të rëndësishme ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Lulzim Aliu,i cili ndoqi nga afër ndeshjen dhe përgëzoi ekipin fitues për suksesin e arritur. Pjese e ndeshjës ishte edhe drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Gazmend Bytyçi.
Kjo fitore shënon një arritje të madhe për “Fer Volley” dhe një moment krenarie për sportin në Ferizaj.