Familja shtatë anëtarshe Ramusholli nga fshati Manastric e cila jeton në kushte të rënda sociale, të mërkurën u bë me dru për ngrohje falë organizatës “Human Appeal International” në bashkëpunimin me Drejtorinë e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Resmija Ramusholli, me këtë rast ka falënderuar këtë të fundit për ndihmën e ofruar.
Nga ana tjetër drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, dr. Burim Karameta, theksoi se bashkëpunimi me këtë organizatë po vazhdon dhe janë ndihmuar shumë familje ferizajase.
“Sot po ndihmojmë 20 familje skamnore, familje të cilat vazhdimisht kanë kërkesa në komunë. Sot po ndihmohen 10 familje me dru për ngrohje dhe 10 familje me shporete për ngrohje të cilët nuk kanë pasur në shtëpitë e tyre. Falënderojë këtë organizatë që po ndihmon në vazhdimësi me gjëra ushqimore dhe me këto mjete të cilat sadopak ta zbusin këtë klimë të ftoftë që po mbretëron në këto familje”, ka thënë Karameta.
Ndërkaq përfaqësuesi i organizatës “Human Appeal International”, tha se po mundohen që t’ju dalin në ndihme të gjitha familjeve skamnore që kanë nevojë.
U bë e ditur se bashkëpunimi mes komunës dhe kësaj organizate do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Organizata “Human Appeal International” në bashkëpunimin me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ndihmuan disa familje ferizajase me dru për djegie dhe shportë.