Si çdo vit tjetër edhe këtë vit drejtoria Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Ferizaj, po përkujdeset për familjet skamnore të komunës sonë. Edhe këtë vit kjo drejtori për familjet me gjendje të rëndë sociale do të ndaj nga 2 metra kub dru, në bazë të listët që do të caktoj Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.”Po edhe këtë vit do të ndihmojmë rreth 330 familje me nga 2 metra kub dru për ngrohje gjë për këtë tashmë janë flokuar edhe mjetet” ka thënë Ibrahim Musliu, zyrtar në drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj.
Ai ka bërë të ditur se tashmë janë në përgatitje e sipër edhe listat për familjet të cilat do kenë fatin që të marrin nga 2 metra dru për sezonin dimëror.”Punëtorët e qendrës për punë sociale i njohin mirë familjet të cilat kanë kushte të vështira dhe ne do t’i pajisim me dru, në mënyrë që dimri i cili do të vjen të jetë më i ngrohtë edhe për ato familje”, tha Musliu.
Drejtoria Komunale e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale edhe këtë vit do të ndihmojë familjet skamnore me dru për djegie.