Një familje ikonike që i dha Ferizajt e Kosovës emra të shquar, personalitete historike e figura qendrore në art, kulturë, arsim, shkencë e religjion duke ngritur, fuqizuar e emancipuar Ferizajn. Të shquar për vlerat atdhetare, humane e profesionale në shënimin e një shekull e gjysmë nga themelimi i qytetit e në vigjilje të 18 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndava dekoratën “NDERI I QYTETIT”
Për:
FAMILJEN GJINI![]()
Për qytetarinë, përfaqësimin e dinjitetshëm dhe për kontribut të veçantë në ngritjen dhe emancipimin e Ferizajt.
Për:
VINÇENC GJINI![]()
(Pas Vdekjes)
Për angazhim e arritje të larta në përfaqësim dinjitoz të shpirtit krijues artistik ferizajas.
Për:
GASPËR GJINI![]()
(Pas Vdekjes)
Për kontribut e angazhim historik në përurimin e vlerave të atdhedashurisë, liridashjes e humanizmit.