Me mbretërimin e temperaturave të larta në vend, në komunën e Ferizajt vetëm gjatë këtij muaji Brigada e Zjarrfikësve ka intervenuar në rreth 80 raste për shuarjen e zjarreve. Sipas Halil Osmanit ,komandant të kësaj brigade në Ferizaj, rastet kanë qenë kryesisht malore dhe fushore. Kurse faktori njeri sipas tij akoma po vazhdon të jetë numri një për ndezjen e zjarreve. “Deri në këtë kohë që po flasim ,në këtë muaj kemi pasur 79 intervenime ,ato kanë qenë kryesisht zjarre malore dhe fushore,disa të tjera nëpër shtëpi. Ende faktori njeri po vazhdon të jetë shkaktari numër një për ndezjen e zjarreve”.Megjithatë ,sivjet nuk ka pasur erëra që do të ndikonin në përhapjen e tyre në masë të madhe”,ka thënë Osmani.
Në krahasim me këtë periudhë të vitit të kaluar ,Osmani tha se kanë pasur vetëm tri raste më tepër për shuarje të zjarreve ,edhe pse sipas tij ende nuk është fundi i këtij muaji dhe nuk mund të flitet sigurt për numrin. Por,edhe krahas thirrjeve të shumta nga qytetarët për të eliminuar zjarret e ndryshme,drejtues të Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj thanë se po qëndrojnë dobët me mekanizmin që aktualisht posedojnë. “Jemi keq me automjetet,kemi vetëm 5 autocisterna, por edhe ato janë të amortizuara,po mundohemi ta tejkalojmë edhe këtë”, është shprehur Osmani. Ai gjithashtu ka përmendur faktin se nuk kanë autocisterna adekuate për shuarjen e zjarreve malore si dhe për ato qe ndodhin në kate të larta të ndërtesave,gjë që ua vështirëson punën si brigadë. “Pastaj nuk kemi autocisterna për të shuar zjarret malore të cilat janë të shpeshta,po ashtu nuk kemi pajisje as për të intervenuar në katet e larta të ndërtesave,po mundohemi të bëjmë disi zgjidhje”. Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj aktualisht zhvillon punën me 27 zjarrfikës,kurse numri i përgjithshëm i Stafit përbëhet nga 32 punonjës.
Brigada e Zjarrfikësve në Ferizaj aktualisht zhvillon punën me 27 zjarrfikës