Solidariteti i bizneseve ferizajase, nuk ka munguar asnjëherë, jo vetëm gjatë pandemisë por edhe më parë. Një gjest solidariteti bëri sot edhe Fabrika e Koflinit dhe Sfungjerit “Vizioni” që dhuroi 10 shtretër të rinj për personat rezident në Shtëpinë me bazë në Komunitet.
Falënderues për këtë donacion u shpreh drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, i cili tha se me këtë donacion por edhe të tjera të pranuara deri më tani, bizneset ferizajase po shprehim solidaritetin e tyre në ndihmë kategorive të ndryshme shoqërore në nevojë.