Këtë të enjte në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, grupi parlamentar i PDK-së, futi sot në rend dite të seancës së radhës, shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit, Xhavit Zariqit, i cili pak kohë më parë nga PDK-ja kaloi në AAK. PDK-ja ,madje kërkoi dorëheqjen e Zariqit, duke e cilësuar si akt moral. Megjithëkëtë, nuk u plotësua kuota e votave për shkarkimin e Zariqit,me të votuar deputetët. LDK-ja e lëshoi mbledhjen me qëndrimin se kryesues mund të jetë çdonjëri që i fiton votat e delegatëve e që nuk mund të shkarkohet në këtë mënyrë. Më pas ,u realizuan procedurat e votimit dhe u formuan komisionet verifikuese. Nga 28 deputetë prezentë në sallë, 20 votuan për shkarkimin e Zariqit, 7 kundër shkarkimit të tij dhe 1 abstenoi.
Deputetët e Kuvendit komunal të Ferizajt, gjatë punimeve të seancës së sotme kanë miratuar propozim –vendimin për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2012 në vitin fiskal 2013, në vlerë mbi 981 mijë euro. Fillimisht ,drejtori i Drejtorisë për ekonomi,buxhet dhe financa,Mustafë Grainca,tha se kjo shumë e mjeteve do të destinohet për dy kategori buxhetore,mallra dhe shërbime dhe investime kapitale.
Më pas,nisi debati për këtë pikë. Opozita, dha kritika, kurse pozita përkrahu arsyetimet e komunarëve për bartjen e mjeteve në fjalë.
Edhe deputetë të tjerë,kryesisht nga radhët e LDK-së, kërkuan sqarime të theksuara, për bartjen e mjeteve në programe e kategori ekonomike. Sqarimet u dhanë nga udhëheqësi I drejtorisë për ekonomi dhe buxhet, Mustafë Grainca.
Gjithashtu,po gjatë kësaj séance të Asamblesë komunale ,u miratuan edhe dy propozim –vendime për plane rregullative urbane,njëri për zonën 4 dhe tjetri për zonën 5 të qytetit. Njëkohësisht,në punimet e kësaj mbledhjeje u dha një informatë për suksesin e nxënësve,numrin e paraleleve dhe nxënësve në fund të gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2012 -2013 për të tri nivelet. Poashtu, është diskutuar edhe propozim –vendimi për ndarjen e 52 banesave ,në pronësi të komunës. Ndërsa është shtyre për diskutim në mbledhjen e ardhshme ,raporti mbi pasurinë e komunës,pjesa e regjistruar e pronës.
Në këtë mbledhja janë diskutuar çështje të shumta.