Anëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa, janë mbledhur këtë të martë për të diskutuar lidhur me pikat e rendit të ditës të caktuar për mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.
Hapjen e kësaj mbledhje e ka bërë kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milazim Haliti, me ç’rast të pranishmit i ka njoftuar edhe për pikat e rendit të ditës.
Në këtë mbledhje ka pasur diskutime të shumta si nga ana e pozitës dhe opozitës. U diskutuan gjithsejtë 22 pika të rendit të ditës.
Në fund u vendos që mbledhja e Kuvendit të Komunës të mbahet me datën 31 mars, duke filluar nga ora 10:00.
Janë diskutuar çështje të shumta në rendin e ditës.