Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, këtë të hënë janë ftuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Milazim Haliti, ku kanë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet të mërkurën.
Kryesuesi Milazim Haliti, para anëtarëve të këtij komiteti i ka prezantuar edhe pikat e rendit të cilat ishin, lidhur me themelimin e shumë Komiteteve të tjera sic ishte ai për planifikimin urban, kadastër dhe mjedis, arsim dhe kulturë, si dhe komitetin për zhvillim ekonomik.
Po ashtu u fol edhe për formimin e komisionit për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, komision ky i cili do të formohet prej shtatë anëtarëve, 3 do ti caktojë Kuvendi, tre anëtarë do ti caktoj kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa si dhe një anëtarë do të jetë nga shoqëria civile.
Në këtë mbledhje janë diskutuar edhe shumë pika të tjera të rendit të ditës.
Në këtë mbledhje janë diskutuar pika të shumta të rendit të ditës.