Ne kuadër të aktiviteteve të muajit qershor, që po mbahen për nder të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, sonte është bërë hapja e ekspozitës kolektive retrospektive e artistëve ferizajas të shekullit XX.
Në ketë ekspozite kanë marrë pjesë 24 artistë ferizajas me punimet e tyre. Në këtë aktivitet kulturorë ka marrë pjesë Nënkryetari I komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport Xhemile Murati Shabani si dhe njerëz të artit dhe kulturës në përgjithësi.
U tha se aktivitete të këtij lloji duhet të mbahen edhe në të ardhmen dhe të prezantohen punime të artit pamor.