Këtë të enjte në një manifestim ka përfunduar me sukses ceremonia e certifikimit të të trajnuarve në projektin “Nga Ferizaj në Gravelines- përfshirja dhe bashkëjetesa nëpërmjet sportit”.
Në këtë ceremoni ka marre pjesë drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Afrim Llabjani zyrtarë nga Ambasada e Francës në Kosovë (Ambassade de France au Kosovo – French Embassy in Kosovo).
Me këtë rast të pranishmit janë shprehur krenar për certifikimin e 40 mësuesve dhe 6 të rinjve pjesëmarrës në projekt.