Të tillë janë edhe motër e vëlla nga Ferizaj, Rona dhe Real Emërllahu, me talentë premtues në sportin e karatesë, të cilët kanë udhëtuar drejt Kroacisë në garat e Kupës Botërore në këtë sport. Pasioni i tyre deri më tani, njeh shumë medalje të çmueshme e vlerësime të larta nga profesionistët e këtij sporti.
Të dy të rinjtë ferizajas, i presim të kthehen me medalje kampionësh e natyrisht me festën e fitores që kanë përfaqësuar faqebardhë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën në garë botërore të karatesë.