Në kuadër të projektit “Komuna për të rinjtë”, financuar nga Banka Botërore si dhe Komunën e Ferizajt si bashkë financuese, është duke u zhvilluar projekti individual për të rinjtë i cili ka për qëllim mësimin e shenjave për kategorinë e personave që kanë probleme me dëgjimin dhe të folurit.Ky projekt është duke u zhvilluar nga Aulona Gashi, dhe do vazhdoj deri ditën e hëne me ligjërata dhe pastaj do vendosen shenjat komunikuese nëpër vende të ndryshme të qytetit në mënyrë që mësimi i gjuhës së shenjave të jetë gjithëpërfshirës.