
Nga ana tjetër drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës, Ibrahim Hyseni, ka thënë se në krahasim me të kaluarën tash për tash kushtet për punë janë shumë më të mira.”Vërtet kushte janë shumë të mirë për shkak se zjarrfikësit një pjesë të jetës së tyre e kalojnë këtu, në lokalet e brigadës së zjarrfikësve ku duhet të pushojnë dhe të ushqehen, kështu që janë të rregulluar vendet për ushqim, pastrim , mirëpo edhe vendet ku duhet të pushojnë dhomat e fjetjes”, ka thënë Hyseni duke theksuar se në të ardhmen kjo brigadë do të ketë kushte shumë të mira, për shkak të asaj se vazhdimisht zjarrfikësit tregojnë rezultat të kënaqshme në shuarjen e zjarreve jo vetëm në Komunën e Ferizajt, por duke dal në ndihmë edhe komunave të tjera siç janë Shtimja, Vitia, Kaqaniku dhe komuna të tjera.
Ndërkaq, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj, Halil Osmani, ka thënë se me renovimin e këtij objekti kushtet janë shumë të mira.”Ky objekt ka qenë i ndërtuar qysh para 50 viteve, objekt shumë i vjetër, por falë komunës dhe kryetarit kanë investu dhe kanë bërë një renovim bukur të mirë, tash për tash presim që në automjete të intervenojmë në mënyrë që kjo njësi të jetë gjithmonë në funksion të qytetarëve”, është shprehur Osmani.
Në këtë inaugurim morri pjesë edhe deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, i cili ka thënë se brigada e zjarrfikësve ka merituar një gjë të tillë.”Ne duhet me pas parasysh gjithmonë edhe kur jemi në rrethana dhe kushte normale, duhet të punojmë në situata kur duhet të jete emergjenca, mundemi me marr kur kemi rastin e zjarrfikësve nëse ndizet zjarr dikun, unë mendoj se ky është një angazhim dhe një punë shumë e qëlluar siç është sikurse punët tjera që po bëhen në komunë e Ferizajt”, ka thënë Reçica.
Me këtë rast u bë e ditur se Komuna e Ferizajt, për vitin e ardhshëm ka ndarë edhe 100 mijë euro për ndërtimin e një objekti të ri të zjarrfikësve në pjesën tjetër të qytetit në mënyrë që të intervenohet me mirë dhe më shpejt.
Vlera e këtij projekti kap shumën mbi 30 mijë euro.