Gjatë ditës së sotme është bërë hapja zyrtare e projektit “Biblioteka Rinore”.
Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, i shoqëruar nga drejtorja për Kulturë, Rini e Sport, Xhemile Murati Shabani, udhëheqësja e Sektorit të Rinisë Dashurije Ahmeti e shumë të pranishëm të tjerë.
Lorik Karaliti së bashku me përfaqësuesen e grupit Dijane Maliqi inaguruan së bashku hapësirën.
“Biblioteka Rinore”, është financuar nga projekti Municipalities for Youth që financohet nga Qeveria e Japonisë përmes mbështetjes se Fondit Japonez për Zhvillim Social, të administruar nga Banka Botërore dhe implementuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me Community Development Fund – CDF, dhe participuar financiarisht nga Komuna e Ferizajt.