
“Gjerësia e kësaj rruge e cila është duke u asfaltuar është 14 metra ku 7 metrat e para tashme janë asfaltuar , ndërsa do të vazhdohet tutje edhe me pjesë tjera të kësaj rruge do të asfaltohen pjesë, pjesë, deri sa të përfundon shtresa e parë ashtu siç e kemi kontraktuar për këtë vit ndërsa në vitin e ardhshëm, do të vazhdojmë më shtresën e dytë dhe të trete, rregullimin e të gjitha trotuareve, po ashtu edhe instalimet të tjera nëntokësore. Kjo është rruga e parë me tri korsi që po bëhet në qytetin tonë, që ka qenë pjesë e strategjisë sonë për zhvillimin e komunës sonë ku pastaj do të vazhdojmë edhe në rrugët , “Driton Islami” dhe “Brahim Ademi”, me cka në vitin2014 të gjitha hyrjet daljet do të jenë më katër korsi”, ka thënë Ferizi.
Po të dielën është bërë edhe asfaltimi i rrugës në lagjen e Hashanëve në fshatin Greme të Komunës së Ferizajt.
Të dielën në Ferizajt,është bërë asfaltimi i shtresës së parë të asfaltit në rrugën “Rexhep Bislimi”.Për të parë nga afër këtë projekt mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me bashkëpunëtorët e ti.