E veçantë!
Vetëm 22 vjeçare, Erona Syla nga Ferizaj diplomoi në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë – Drejtimi: Mjekësi e Përgjithshme, duke marr titullin doktoreshë. Ky rezultat është reflektim i angazhimit të saj të pandalshëm, energjiplotë e të spikatur qysh në shkollimin fillor ku filloi rrugën e dijes në moshën afro 5 vjeçare e në shkollimin e mesëm ku u shqua si nxënëse shembullore. Kënaqësi e veçantë që ta pres Eronën në zyrën time, për ta përgëzuar për suksesin e saj të jashtëzakonshëm.