Detaje të këtij projekti kanë dhënë të mërkurën përfaqësues të një firme zvicrane të cilët me këtë rast kanë vënë në dukje përparësitë e projektit të ofruar i cilë për bazë ka transformimin e mbeturinave në energji për ngrohje, e jo materiet tjera djegëse siç është nafta, thëngjilli e produktet tjera. Presidenti i Këshillit të Swiss Wall Solutions Holding SA, Geinoz François, ka thënë se sasia e produktit të fituar i tejkalon nevojat e popullatës së këtushme. Sipas tij, energjia e përfituar mund të transportohet edhe në qytetet tjera por një pjesë e saj mund të përdorët edhe për ndriçim publik. François, nuk ka dhënë detaje rreth shumës së projektit por ka bërë të ditur se fillimisht do të fillohet me disa pilot projekte e tek më pastaj këto projekte do të sjellin projekte të tjerat."Kostoja e projekteve nuk është pyetje se sa përfitimet", ka nënvizuar François.
Komuna e Ferizajt po mendon që përmes një projekti zvicran t’i fus në shfrytëzim mbeturinat e të gjitha llojeve për të përfituar energji të ripërsëritshme për nevojat e qytetarëve.