Ekzekutivi konstatoi se është një pjesë e mjeteve nën 300 mijë euro, e cila ka mundësi të mbeten si suficit, prandaj u shtrua nevoja e përpjekjeve të shtuara që këto mjete të shfrytëzohen sipas destinimit, deri në fund të vitit.
Ekzekutivi i Ferizajt po ashtu shqyrtoi edhe përgatitjen e planeve të punës së drejtorive veç e veç për vitin e ardhshëm. U theksua që drejtorët duhet t’i kenë gati deri në fillim të vitit 2016 planet e punës, të hartuara sipas dokumenteve afatmesme të miratuara nga Kuvendi i Komunës, si: Strategjia e zhvillimit afatmesëm. Korniza afatmesme buxhetore, buxheti 2016 etj.
U bisedua veçmas me drejtorët që kanë mundësi të kenë suficit në drejtori të caktuara dhe u diskutua plani i shpenzimit të atyre mjeteve.
Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt u mblodh sot për të shqyrtuar ecuritë financiare të këtij viti, përmbylljen e vitit fiskal dhe përpjekjet që duhen bërë, në mënyrë që suficiti të jetë sa më i vogël.