
Temat të cilat janë përzgjedhur për këtë projekt janë të bazuara në nevojat e përditshme të informimit, duke filluar nga parandalimin e disa dukurive negative të cilat kohëve të fundit janë duke u përhapur në shoqërinë tonë si nga parandalimi i mos pirjes së duhanit, ndalimi i lëndëve narkotike, vetëdijesimi i sëmundjeve ngjitëse etj.
Edhe përfaqësues të Caritasit të Luksenburgut theksuan se projektet e tilla kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme, duke shtuar se fshati Mirash është njëra ndër 4 komunat kryesore e cila është përzgjedhur për këtë projekt pasi që komunitetet tjera vijnë nga qytetet tjera të Kosovës.
Ndryshe, Caritasi i Luksenburgut në këtë pjesë të Kosovës është prezentë që nga nëntori i vitit 2007 deri në vitin 2010 ku përfundoi mandate i tyre 3 vjeçar për të vazhduar pastaj më mandatin e dytë 2010-2013.
Këtë të mërkurë ka filluar fushata”Jeto shnetshëm” projekt ky që ka për qëllim informimin e nxënësve për dukuritë negative.