Sot, më 5 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Efiçiencës së Energjisë, kujtojmë rëndësinë e përdorimit të mençur të energjisë për një të ardhme më të gjelbër.
Termoizoloni shtëpitë/ndërtesat tuaja – Termoizolimi redukton humbjet e nxehtësisë dhe përmirëson komoditetin në shtëpitë/ndërtesat tuaja.
Investoni në pajisje efiçiente – Pajisjet me efikasitet të lartë ndihmojnë në kursime afatgjata.
Përdorni drita LED – Konsumojnë deri në 80% më pak energji!
Shfrytëzoni burimet e ripërtërishme – Panelet diellore fotovoltaike dhe sistemet diellore për ngrohjen e ujit janë alternativa të pastra dhe efiçiente!