Projektet e nismat e përbashkëta në dobi të edukimit në Ferizaj, do të vazhdojnë si rezultat i bashkëpunimit me Caritasin Zviceran, ku mirëprita drejtoren e kësaj organizate znj. Astrid Wein bashkë me menaxherin e projektit “TAKE”, z. Albert Bakalli, për të bashkëbiseduar e bashkërenduar aktivitetin tonë të përbashkët në këtë fushë.