Rruga “Nuhi Berisha”, “Ymer Gavazi” dhe rruga ‘Muhamet Kabashi”, janë bërë më rrugë të re falë komunës së Ferizajt. Banorët e këtyre rrugëve i janë gëzuar pa masë rregullimit të rrugëve të tyre me kubëza, për shkak të asaj se kanë hequr te zinjtë e ullirit nga dëmtimi i rrugëve të tyre.
“Jemi shumë të kënaqur që më në fund u bë rregullimi i rrugës sonë. Vërtet ka qenë tejet e dëmtuar” u shpreh Feriz Mehmeti, banorë i rrugës Nuhi Berisha.
Ndërkaq drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi , u shpreh se rregullimi i rrugëve është bërë në bazë të kërkesave të banorëve të këtyre rrugëve.
“Rregullimi me kubëza, është bërë në bazë të kërkesës së vet banorëve”, tha drejtori Ilazi.
U bë e ditur se vlera e këtyre projekteve kap shumën mbi 40 mijë euro.
Për të parë nga afër punimet që po bëheshin në këto tri rrugë, e që po rregullohen me kubëza, doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa së bashku me drejtorin e infrastrukturës, Gafurr Ilazin dhe bashkëpunëtorë të tjerë.