Gjatë ditës së sotme në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal ishte parapare që të mbahet konsultimi i dytë publik me qytetarë për Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) -2024-2026, të organizuar nga Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), por kjo nuk u mbajt pasiqë munguan qytetarët. Në këtë konsultim publik kanë marrë pjesë mediat lokale ku Kryesuesi i Kuvendit Xhavit Zariqi, ka thënë se këto konsultime publike mbahen me qëllim të vetëm që të konsultojmë sa më shumë qytetarë dhe audienca tjera gjatë proceseve vendimmarrëse ne komunë.
Ndryshe buxheti i komunës së Ferizajt, për vitin 2024 kap shumën 41,584,918.00 euro, ndërsa vetëm për investime kapitale janë parapare 12,250,000.00euro. Mjete janë parapare edhe për subvencione dhe transfere rreth 1,350,000.00€.