Këtë të enjte familja e Rasim Osmanit nga Ferizaj i është gëzuar pa masë ndërtimit të shtëpisë së re. Kjo familje ka jetuar në dhomë të improvizuar e cila nuk i ka plotësuar as kushtet më elementare për jetë.
"Jemi gëzuar pa masë për këtë shtëpi. Unë kurrë nuk do të mund ta ndërtoja, sepse kushtet i kam shumë të rënda. Kemi jetuar shumë keq, në kushte shumë të rënda" ka thënë zonja e shtëpisë Sanie Osmani, duke falënderuar Kryetarin e Komunës Agim Aliun, si dhe Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Vesel Zhinipotokun.
Ndërsa Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Ferizajt, Vesel Zhinipotoku ka thënë se kjo shtëpi është ndërtuar me fonde të drejtorisë për mbështetje të skamnorëve, kryesisht të atyre që kanë probleme me strehën.
"Komuna e Ferizajt këtë vit ka ndarë një fond për ndërtimin e katër shtëpive. Ne po bëjmë përpjekje maksimale që edhe në të ardhmen familjet e shumta t’i bëjmë me strehe”, është shprehur Zhinipotoku.
Ndryshe Komuna e Ferizajt, gjatë këtij viti, ka ndërtuar edhe dy shtëpi të reja për rastet skamnorë në fshatin Zllatar. Vlera e secilës shtëpi ngërthen një kosto prej 12 mijë eurosh.
Familja pesë antarëshe Osmani nga Ferizajt është bërë me shtëpi të re, falë një fondi të Mirëqenies Sociale që e ndanë Komuna e Ferizajt për familjet pa kulm mbi kokë.