Të martën në fshatin Pleshinë është bërë asfaltimi i një rruge të re. Kjo rrugë është bërë në kuadër të projekteve të Drejtorisë së Infrastrukturës në Ferizaj, ndërsa edhe banorët kanë dhënë kontributin e tyre.
Drejtori i Infrastrukturës në Ferizaj, Gafurr Ilazi, është shprehur se kjo rrugë ka një rëndësi shumë të madhe për banorët e kësaj lagje për shkak se rruga ka qenë shumë e dëmtuar. tha se në bashkëpunim me qytetarët po asfaltohen edhe 3 lagje të fshatit Pleshinë.
Asfaltimit të kësaj rruge më së shumti iu gëzuan banorët e këtij fshati. Ata thanë se ky projekt ishte i nevojshëm tash e disa kohë.
U bë e ditur se kjo rrugë ka kushtuar 39 mijë euro.
Banorët e fshatit Pleshinë, lagja Kurtaliqë i janë gëzuar pa masë asfaltimit të rrugës së tyre.