Nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge i përcolli edhe drejtori i infrastrukturës, Gafurr Ilazi. Ai këtë projekt e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm me vet faktin se banorët e kësaj pjesë kanë lidhje të shumta për në rrugët kryesore.
“Kjo është një lagje e re ku faktikisht ka një numër të madh të banorëve dhe ju mundësohet një qasje me e lehtë në rrugën magjistrale, por edhe në rrugën ”Rexhep Bislimi””, ka thënë drejtori Ilazi duke shtuar se sot është asfaltuar vetëm 250 metra të kësaj rrugë, ndërkaq rruga në tersi është e gjatë rreth 1 mijë metra.
Kjo rrugë ka edhe gjerësinë prej 6 metra ndërkaq buxhetit të Komunës së Ferizajt i ka kushtuar 162 mijë euro.
Këtë të mërkurë është bërë asfaltimi i rrugës ‘Kongresi i Mantastrit” që lidhet se bashku me rrugën “Agim Ramadani”.