Me këtë rast është thënë se ky projekt do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e jetesës së banorëve të kësaj ane të cilët deri më tani e kanë pasur të vështirë qarkullimin.
Bahri Sylejmani, banorë i kësaj lagjeje ka thënë se asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur prej kohësh ngase në këtë pjesë gravitojnë edhe disa biznese, të cilat më përmirësimin e infrastrukturës e kanë më të lehtë të të bërit biznes.
"Këtu kemi shumë ekonomi të vogla, të bizneseve private, serrave, mini-fermave etj dhe me këtë rrugë të asfaltuar do të lehtësohet qarkullimi i njerëzve dhe mallrave", ka thënë Sylejmani, teksa ka përmendur nevojën që në këtë rrugë të rregullohen edhe trotuaret dhe ndriçimi publik.
Në anën tjetër zyrtarë komunal kanë bërë të ditur se ky projekt ka pasur disa vonesa nga shkaku i matjes së disahershme të shkallës së ngjeshjes, proces ky i cili po respektohet gjatë ekzekutimit të punimeve dhe si parakusht për qëndrueshmëri më të mirë të rrugëve.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ky projekt është më tërë infrastrukturën përcjellëse dhe së bashku me disa rrugica tjera të këtij fshati që pritet të asfaltohen vitin e ardhshëm të lidhet me rrugën kryesore që lidhet me qytetin e Ferizajt dhe me pjesën tjetër që lidhet me unazën e jashtëm të qytetit.
"Kjo rrugë përmes unazës së jashtme të qytetit do të lidhet me magjistralen Prishtinë-Shkup. Unë mendoj se me këto rrugë ne po tregojmë se po punojmë për interesin e përgjithshëm qytetarë dhe po bëjmë shpërndarje proporcionale të buxhetit dhe po mendojmë që secili banorë i secilit kënd të Ferizajt të jetë përfitues i këtyre mjeteve buxhetore për shkak se të gjithë janë taksapaguesit tanë dhe do të ishte tepër mirë që ne në mënyrë racionale ta bëjmë ndarjen e buxhetit",ka thënë Svarqa.
Ndryshe, komuna e Ferizajt po e shfrytëzon kohën e mirë që po mbretëron këtyre ditëve në përfundimin e projekteve për këtë vit, i cili sipas zyrtarëve ka qenë një vit i suksesshëm ngase i tërë buxheti për projekteve kapitale është shfrytëzuar maksimalisht pa krijuar mundësi për suficitin e mjeteve në këtë pozicion.
Në kuadër të projekteve infrastrukturore që realizohen së fundi në Komunën e Ferizajt, të shtunën ka filluar asfaltimi rrugës së lagjes së Hashaneve në fshatin Greme të Ferizajt, një projekt me gjatësi prej 500 metrave që Komunës i ka kushtuar rreth 50 mijë euro.