Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se dhurimi i autoambulancës ka shumë rëndësi, përpos asaj që do të kryen funksionin e emergjencës. Sipas Xhemailit, në bashkpunim me atdhetarin nga Norvegjia, Fadil Murselin, Komuna e Ferizajt, është duke bërë edhe një bashkpunim me Norvegjinë, në mënyrë që të tentohet të thellohet lidhja mes Norvegjisë dhe Ferizajt. “Do të mundohemi që të binjakëzohemi me njërën nga tri komunat që na kanë ftuar që të shkojmë në muajin e ardhëshëm”, ka thënë Xhemaili.
Bashkim Hyseni, drejtor i drejtorisë për Shëndetësi, ka thënë se ishte nevojë shumë e madhe për këtë ambulancë. Ai thotë se kjo ka arritur në kohën më të duhur, kur tani po bëhen të gjitha përgatitjet që të konsolidohet ekipi i emergjencës. “Tani po piqen kushtet, që të kemi edhe një teknikë të mjaftueshme dhe jemi në përgatitje të resurseve njerëzore”, ka thënë Hyseni. Bashkpunimin me norvegjezët, përmes bashkatdhetarit Fadil Murselit, spas Hysenit është treguar shumë i frytshëm falë angazhimit dhe vullnetit të Murselit. “Do të bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura, që ta kemi një shërbim më të mirë, si të shërbimeve emergjente por edhe të shërbimeve shtëpiake të cilin e kemi filluar”, ka thënë Hyseni.
Ndërsa Ganimete Bajrami, drejtoreshë e QKMF-së, ka thënë se Qenda Kryesore e Mjekësisë Familjare, ka pasur mjaft nevojë edhe për këtë autoambulancë, pasi 80 përqind e shërmbimeve mejkësore kryhen në mjekësinë primare.
Pesë autoambulancat e QKMF-së, sipas Bajramit janë funksionale dhe me këtë numër që aktualisht posedojnë janë të mjaftueshme.
Me këto autoambulanca, bëhet bartja edhe e pacientëve të cilët janë në hemodializë, por edhe e atyre të cilët kanë nevojë për trajtim për vende afër Kosovës, si në Shqipëri e Maqedoni, por edhe në QKUK.
Fadil Murseli, bashkatdhetar nga Norvegjia, edhe më parë kishte ndihmuar, si për spitalin Rajonal të Ferizajt, po ashtu edhe QKMF-në. Autoambulaca që u dhurua sot, ishte vetëm njëra ndër ndihman që ka dhuruar ky bashkatdhetar.
Edhe një autoambulancë tjetër i’u dhurua të martën QKMF-së, si donacion nga Norvegjia në bashkpunim me bashkatdhetarin Fadil Murseli.