Dita e mësuesit-7 Marsi, me një akademi solemne u shënuar edhe në Ferizaj. Bajrush Xhemaili, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se kjo ditë është e madhe për të gjithë shqiptarët, kontribut ky mjaft i madh krahas çlirimit. “Arsimi dhe lufta janë binom i pandashëm. Janë nevojitur shumë sakrifica, u desh sakrificë e të gjithë luftëtarëve e deri në kohën më të re”, ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se arsimi ishte njëri ndër prioritete dhe ashtu do të vazhdon të mbetet. Ndërsa, drejtori i drejtorisë komunale të arsimit në Ferizaj, Agim Berisha , në këtë akademi ka thënë se pa dyshim hapja e shkollës së parë shqipe në qytetin e Korçës mbetët një nga ngjarjet më me peshë në jetën politike, arsimore e kulturore të popullit shqiptar. Ky shembull i rrallë u bë burim frymëzimi edhe për krahinat tjera të Shqipërisë aq shumë të pritura ndër mote, aq shumë të dëshiruara ndër breza. Vetëm 10 ditë më pas intelektualët e atdhetarët e Pogradecit sollën një shkëndijë të Korçës në qytetin e tyre, me mësuesin e parë Koço Sotirin-vëllau i Pandeliut. Atëherë kur u rrezikua të zhbëhej gjithçka që ishte shqiptare, atëherë kur Kosovën dëshiruan ta kthejmë në një tokë të djegur, në një hapësirë gjeografike pa shqiptarë, doli Ushtria Çlirimtare e Kosovës në mbrojtje të tokës së shenjtë dhe të qytetarëve të vet. Falë gjakut të dëshmorëve dhe qëndresës heroike të UÇK-së të mbështetur nga aleatët tanë sot jemi bashkë për t’i kujtuar datat e lavdishme, për të festuar pa drojë…Ditën e Mësuesit theksoi drejtori Berisha. se Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës , ka bërë përpjekje maksimale që të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës sonë. Berisha ka thënë 7 marsi është ditë e rëndësishme pasi që para 124 vjetësh pikërisht më 1887 në Korçë hapët mësënjtorja e parë shqipe.”Datë e rëndësishme kur Pandeli Sotiri , Naqi Nuçi, Petro Nino Luarasi etj hapën këtë mësojtore”, ka thënë Berisha. Në këtë akademi solemne morri pjesë edhe veterani i arsimit i komunës së Ferizajt, Pashë Staka i cili është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë në fushën edukativo-arsimore. Me rastin e 7 marsit- Ditës së mësuesit është mbajtur edhe një kuiz diturie në të cilën morën pjesë , nxënës nga Presheva, Tivari, Shkodra dhe Ferizaj.
“Arsimi dhe lufta janë binom i pandashëm. Janë nevojitur shumë sakrifica, u desh sakrificë e të gjithë luftëtarëve e deri në kohën më të re”, ka thënë Xhemaili, duke bërë të ditur se arsimi ishte njëri ndër prioritete dhe ashtu do të vazhdon të mbetet.