Procesi i Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave
është tashmë në 4 ditëshin e fundit, andaj me qëllim të falënderimit
për punën e jashtëzakonshme që është bërë, mirëprita këtë mëngjes, udhëheqësin e Zyrës së Agjencisë së Statistikave në Ferizaj, anëtarin e KKR-së, z. Bahri Sejdiu dhe koordinatoren rajonale znj. Fitore Qorrolli Mejzinolli, të cilët i përgëzova që bashkë me Komisionin Komunal, po bëjnë punë të jashtëzakonshme
për këtë proces me rëndësi shtetërore e shoqërore

Bashkëqytetarë që ende nuk jeni regjistruar, ju lutem t’i përgjigjeni pozitivisht regjistruesit/es në ekonominë tuaj familjare.
Planifiko të ardhmen, REGJISTROHU!