Shefqet Maliqi, një qytetarë ferizajas, ishte ndër të parët i cili dhuruoi gjak. Ai tha se po jep gjak për të shpëtuar një jetë gjë të cilën nuk e bënte për herë të parë. “Po ndihem shumë mirë. Është mirë me dhanë gjak për shkak se nevojat janë shumë të mëdha për të”, ka thënë Maliqi, ndërsa ka shtuar se është mëkat që në spitalin e Ferizajt, ende nuk ka qendër të transfuzionit të gjakut. “ Unë më këtë rast u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shëndet të mirë që të dhurojnë gjak se është mirë të shpëtosh një jetë” , ka theksuar Maliqi. Edhe Enver Sopa, i cili për herën e tetë po dhuronte gjak ka thënë se sa herë që ka aksione të tilla i përgjigjet thirrjes se Qendres së Transfuzionit të Gjakut pasi që ka edhe grup të gjakut të atill që është shumë i kërkuar. “Për gjak ka nevojë gjithkund dhe çdoherë dhe të mos hezitoj askush për dhurim të gjakut. Nëse jep gjak do të shpëtosh diken. Nuk dihet ka shumë raste të cilëve ju duhet”, ka thënë Sopa, i cili pas dhurimit të gjakut ka bërë të ditur se ndihej shumë mirë.
Nga ana tjetër Avdyl Dabërdolani nga Qendra e Transfuzionit të Gjakut , tha se aksioni ka filluar mbarë dhe presin që të arrijnë sukses, pasi që qëllimi i këtij aksioni është grumbullimi i sa më shumë dozave të gjakut për të sëmurët që kanë nevojë. “Mungesë të gjakut tani për tani nuk ka, por se gjithmonë ka nevojë për gjak ngase të hyrat janë më të vogla se sa daljet e gjakut për të sëmurët tanë”, ka thënë Dobërdolani, duke apeluar tek qytetarët ferizajas, të cilët kanë mundësi të dhurimit të gjakut, që t’i ndajë 5 minuta nga koha e tyre e të dhuron gjak, që në këtë mënyrë të shpëtojnë një jetë.
Ekipi i transfuzionit të gjakut, ishte i vendosur në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, në Ferizaj.
Dhurojnë gjak për të shpëtuar jetë