
Me këtë rast Ibrahim Tërstena, mbrojtës i viktimave se kjo strehimore duhet të ndërtohet për faktin se ka statistika të mëdha të dhunës në familje.“Në mungesë të strehimores në kuadër të regjionit të Ferizajt, jemi të obliguar që viktimat t’i strehojmë nëpër qendra të tjera si Gjilan, Prishtinë, Pejë , Prizren dhe kjo është nevojë imediate që edhe Ferizaj të ketë një strehimore të tillë”, ka thënë Tërstena, duke theksuar se kjo kërkesë gjithnjë ka hasur në vesh të shurdhër dhe deri më sot nuk është gjendur asnjë përkrahje.
Nga ana tjetër numri një i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Bashkim Hyseni ka theksuar faktin se qendrat për mbrojtjen e viktimave të cilat janë nëpër qendrat e tjera të Kosovës nuk janë të nivelit lokal.”Ato qendra nuk janë të dedikuara ekskluzivisht për komunat ku ndodhen, e Gjilanit nuk është vetëm për Gjilan, por është për një pjesë më të madhe për shkak se strategjia e ka paraparë përzgjedhjen në disa vende lokacione për t’i grumbulluar klientelat , ka dal se gjithësesi që Ferizaj me pas një qendër të tillë strehuese për shkak të afërsisë së numrit të madhe në mënyrë që të gjitha institucionet, si policia, qendra për punë sociale, gjykatat të kenë marrëdhënie dhe të funksionojnë këtu dhe të kenë mundësi për strehimin e këtyre rasteve. Me këtë dua të them se që nuk është obligim direkt i komunës por i nivelit qëndror”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se në këto raste mund të përkrahe për të zgjatur dorën si në gjetjen e lokacionit , në infrastrukturë, dhe në kyçjën e kësaj qendre në institucionet publike.
Ndërsa, kryesuesja e Grupit Joformal të grave Mirlinda Bytyqi- Rexhepi, ka theksuar se ky takim ishte i një rëndësi shumë të madhe për faktin se u pa që nevoja për një strehimore të tillë është shumë e domosdoshme.”U pa se Ferizaj, ka nevojë emergjente që të ndërtohet një strehimore për mbrojtjen e viktimave të dhunës dhe në këtë takim u pajtuam të gjithë se duhet të bëjmë përpjekje që këtë ta kemi edhe në qytetin tonë”, tha Rexhepi.
U bë e ditur se Grupi Jo formal i Grave në muajin tjetër do të organziojë edhe një takim më Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë që të shihet se a do të mund të bëhet një strehimore e tillë në qytetin e Ferizajt.
Numri i viktimave të dhunës në familje në rritje e sipër.