Shumica e semimaturantëve të komunës së Ferizajt, janë përfshirë në shkollim të mesëm. Kështu kanë bërë të ditur drejtues të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj, përmes një konference për gazetarë. Sipas Drejtorit të Arsimit, Agim Berishës numri i nxënësve në të gjitha shkollat e mesme të komunës gati se është plotësuar. “Mund të them në mënyrë të përgjegjsuar se kanë aplikuar 2070 nxënës, ndërsa 420 prej tyre nuk kanë aplikuar fare, si duket ato që kanë mbetur në riporvime dhe nuk kanë pasur mundësi të aplikojnë” , ka thënë Berisha , ndërkaq ka shtuar se gjatë regjistrimit është respektuar edhe norma që është përcaktuar që në një paralele të jenë 39 nxënës. “Në shkollën e mesme “Faik Konica” , janë plotësuar të gjitha vendet , me numrin që e kemi plokramuar kaherë 39, ndwrsa në konkursin e dytë nuk do të ketë asnjë vend të lirë. Në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, ka vend edhe për 39 nxwnës në drejtimin inofrmatikë-matemtaikë , ndërsa vendet tjera janë plotësuar ne terësi, në gjimnazin shkencor-gjuhësor ka edhe 13 vende të lira, një vend ka në drejtimin shoqëror ,12 vende të lira janë në drejtimin gjuhësor, në shkollën e mesme “Pjetër Bogdani” janë edhe 119 vende të lira, në “Zene Hajdin” 425 vende të lira, në shkollën e mjekësisë “Elena Gjika” 13 vende të lira, 28 janë në drejtimin asisten i mamisë dhe vendet tjera janë në drejtimin e pediatrisë dhe në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” janë 12 vende të lira “ , ka thënë i pari i drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Agim Berisha duke theksuar faktin së në afatin e muajit gusht ka vende të lira edhe pwr 709 semimaturantë në shkollat e mesme.
Drejtuesit komunal të Arsimit , kanë apleuar tek nxënësit që nuk janë regjistraur në këtë afat dhe tek prindërit e tyre që të konkurojnë në afatin e dytë, aty ku ka mundësi me suksesin e vet dhe me pikët e tyre ne testin e arrithsmirsë.
Drejtori i Arsimit Agim Berisha ka theksuar faktin se nxënësit të cilët janë regjistruar në këtë afat dhe ata që do të regjistrohen në afatin e dytë nuk do të kenë mundësi të lëvizin përbrenda kufijëve në shkollë ose të lëvizin nga një shkollë në shkollën tjetër. “Këto janë standardet e reja që i kemi aplikuar këtë vit dhe besoj se do të vazhdojmë dhe çdo gjë do të shkoj ashtu siç e kemi paraparë”, ka potencuar Berisha.
Në bazë të statistikave që posedon Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, në shkollim të mesëm do të përfshihen të gjithë semimaturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme në qytetin e Ferizajt, e jo nga komuna tjera të Kosovës. Afati i dytë për regjistrim në shkollim të mesëm do të jetë kah fundi i muajit gusht.
Rreth, 1416 semimaturantë të cilët kanë përfunduar me sukses shkollën fillore gjatë muajit korrik janë përfshirë në shkollim të mesem.