Nxënës i Normales së Ferizajt, profesor Ramadani ndoqi studimet universitare për pasionin e tij, historinë, në Universitetin e Prishtinës, për të ngjitur shkallët e karrierës së tij si mësues në shkollën “Përparimi” në Slivovë të Ferizajt, për të vijuar më pas si i vetmi mësues në shkollën e vendlindjes, fshatit Tërrn. Mungesa e kuadrit mësimor bëri që të zë vend në Shkollën e Mesme Ekonomike, Gjimnaz, Shkollën e Mesme Teknike, Shkollën e Mesme Normale deri kur u bë reforma në arsimin e mesëm ku shkollat e mesme u shndërruan në Qendra të Arsimit të Mesëm të Orientuar ku punoi deri më 1984, pastaj në administratën komunale deri më 1990 kur u largua dhunshëm nga puna, për tu rikthyer sërish në mësimdhënien në shkollën e mesme të mjekësisë në vitin shkollor 1990-1991, e më 1991-1992 kur kalon në Gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” ku punoi deri në pensionim. Profesor Ramadani ishte në krye të disa organeve shkollore, si Pleqësia e Shkollës, në krye të tubimit të punëtorëve, e disa herë ushtrues detyre i drejtorit të Gjimnazit “Kuvendi i Arbërit”, pa harruar kontributin e tij, duke qenë një nga nismëtarët e themelimit të SHKA “Kastriotët” në Ferizaj, që tash shënon mbi 50 vjet të punës, duke qenë profesor Ramadani anëtar i kryesisë së saj nga themelimi deri më 1973, pokështu edhe moderatori i parë i SHKA “Kastriotët”, kontributi duke qenë anëtar i Këshillit Organizativ të edicionit të parë të Festivalit “Kosovarja Këndon”, kontribut në themelimin e Klubit Letrar “De Rada”, Teatrit të Qytetit “Vëllezërit Frashëri”, Shoqatës së Artit Figurativ “Zef Kolombi” ku për këto merita u vlerësua me mirënjohje e lavdata, duke vënë në spikamë duke qenë një nga themeluesit e klubit futbollistik të fshatit Tërrn, nënkryetar i klubit, klub që ka garuar në ligën e dytë të Kosovës, një nga delegatët që më 1990, haptazi mbështeti Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, funksioni që pati për dy mandate si sekretar i Kryesisë së Forumit të Intelektualëve Shqiptarë të Komunës së Ferizajt, duke lënë gjurmën me veprat e tij të shkruara si: “Faleminderit Ferizaj”, “Gjimnazi Kuvendi i Arbërit”, “Normalja e Ferizajt 1961-1977”, “Mbijetesa”-Arsimi shqip në Komunën e Ferizajt 1990-1999 si dhe “Shëndetësia e Ferizajt me rrethinë në shekullin XX” si bashkëautorë.