Zyrtarë të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë të komunës së Ferizajt kanë thënë të martën se po përmbyllin vitin 2011 me objektiva të realizuara. Ibrahim Hyseni drejtor i DSHPE ka thënë se gjatë këtij viti është punuar në drejtim të krjimit të shërbimeve më të mira për qytetarë që përfshijnë mirëmbajtjen e hapësirave publike, furnizimin me ujë të qytetarëve, mirëmbajtjen e parqeve dhe trotuareve.
"Furnizimi me ujë ka qenë në lartësinë prej 80 për qind në qytet, ndërsa në zona rurale prej 44 fshatrash, ujë të pijes kanë pasur 30 fshatra. Janë bërë rregullime të parqeve dhe trotuareve, ndërsa është punuar edhe në Parkun e Lirisë, jo aq sa është dashur për shkak të pastrimit të terrenit nga minat që bëri FSK-ja" ka thënë drejtori Hyseni.
Duke u ndalë tek transporti pubik, Hyseni ka nënvizuar se është organizuar transporti i udhëtarëve ngaqë kanë funksionuar gjitha linjat urbane që kanë lidhë fshatrat me qytetin, ndërsa taxi-ve u janë siguruar vendet për parkim si dhe jaën bërë pjes ëtë veçanta për ndaljen e autobusëve në pjesë të qytetit, që kanë mundësuar një rregull më të mirë në trafik.
"Janë vendosur 144 shenja vertikale të trafikut dhe janë shenjuar nëpër rrugë mijëra metra katrorë vija të nevojshme nëpër rrugë" ka thënë numri një i kësaj drejtorie.
Duke folur për sfidat, drejtori Hyseni është ndalur tek Brigada e Zjarrfikësve, për të cilën tha se punonjësve të saj u janë krijuar kushte më të mira për punë, por brengë mbetet numri i paktë i tyre dhe mosha. Sipas tij, komuna në vazhdimësi ka mbështetur këtë brigadë, pikërsiht për shkak të specifikave dhe natyrës së punës.
"Gjatë vitit ne kemi angazhuar 15 punëtorë sezonal, për të zbutur problemin me kuadër të nevojshëm, ndërsa kemi bërë renovimin e objektit ekzistues, pasi që zjarrfikësit duhet të të kenë vend të përshtatshëm akomodimi në punë" ka thënë drejtori Hyseni. Zyrtari më i lartë i kësaj drejtori ka thënë se vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një punkti në pjesën tjetër të qytetit, për të rritur efikasitetin në intervenimin e kësaj brigade në shuarjen e zjarreve, ndërsa ka shpehur zotimin se komuna do të investojë edhe në makineri, më saktë do të inevstojë në dy autocisterna.
Lidhur me subvenncionet, Hyseni ka thënë se kjo drejtori ka një fond prej 30 mijë eurosh, dedikuar familjeve që pësojnë në fatkeqësi elementare, të cilat përfitojnë prej 200 deri në 1 mijë euro, varësisht nga madhësia e dëmit. Sipas tij gjatë këtij viti janë ndihmuar 40 ekonomi familjare me rreth 16 mijë euro.
Zyrtarët premtuan se gjatë viti të ardhshëm do të angazhohen edhe më tej në përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarë.
Në kërkim të shërbimeve më mira për qytetarë