Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim , z.Ardian Ferizi ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka falënderuar ata për pjesëmarrje në takim. z.Ardian Ferizi pas një rezyme të shkurt për projektet të cilat do të realizohen në këtë anë, ai më tepër u fokusua te projekti i kanalizimit për të cilin projekt edhe ishte thirrur takimi me qytetarët, ku dhe është bërë prezantimi i projektit me projektor si dhe në formë të shtypur. Të gjithë qytetarët kanë pasur mundësi të japin vërejtjet e tyre si dhe të diskutohet për modalitete të ndryshme të rrjetit të kanalizimit, varësisht prej zgjidhjes e cila do të jetë më e mira dhe më arsyeshme.
Ata shprehu fjalë miradije dhe falënderuan komunën për punën që ka bërë me investimet në fshatin e tyre si dhe për punët që do të bëjë e veçanërisht për rrjetin e kanalizimit dhe premtuan një bashkëpunim më të mirë më komunën e Ferizajt.
Në fund të takimit qytetarët ishin përcaktuar për një propozim-zgjidhje të rrjetit të kanalizimit me të cilën kompania projektuese do të hartoj edhe projektin kryesor.
Në fjalën përmbyllëse të takimit z.Ardian Ferizi porositi qytetarët e fshatit Sazli që të formojnë një komision i cili do të përfaqësoj fshatin Sazli dhe takimet e ardhshme të bëhen në Komunë vetëm me anëtaret e komisionit te fshatit.
Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim , z.Ardian Ferizi ka bërë të ditur se sonte do te kenë takim edhe me banoret e fshatit Mirash ku edhe do të prezantohen projektet e kësaj ane
Përpos përfaqësuesve të Komunës se Ferizajt, kanë marrë pjesë edhe projektuesit e kompanisë “Hidro-Projekt”, kompani e cila është e kontraktuar nga Komuna e Ferizajt për hartimin e projekteve ideore dhe detale për lëmin e infrastrukturës nëntokësore ,ujësjellës dhe kanalizim