Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Ferizaj
Festivali i këngës popullore
Kosovarja Këndon 2011
Këshilli organizativ i Festivalit
Shpall
AUDICION
për pranimin e interpreteve të këngëve popullore
Kandidatet aplikojnë me këngë të përzgjedhur të edituar (të dëgjuar) të zhanrit popullor. Aplikimi mund të bëhet në Qendrën e Kulturës – Ferizaj, nga ora 8:00 – 16:00. Si dhe në adresën tonë elektronike kosovarjakendon@hotmail.com Pasi të na shkruani, ua dërgojmë aplikacionet dhe na i dërgoni sërish të plotësuar.
Këngët në festival do të interpretohen gjallë (live) me përcjellje të orkestrës profesioniste KASTRIOTËT – Ferizaj. Festivali ka karakter garues ku në përfundim ndahen çmimet për tre vendet e para dhe çmimi i publikut.
Konkursi mbetet i hapur deri me datën 16 nëntor 2011, në ora 12, kur edhe fillon menjëherë audicioni në Qendrën e Kulturës në Ferizaj
Për informata shtesë lajmërohuni në këta numra telefoni: 044 657 619, 044 756 233
Festivali i këngës popullore
Kosovarja Këndon 2011