Në ketë takim me drejtorët e shkollave të mesme dhe komandantin e stacionit të policisë në DKA, temë diskutimi ka qenë mirëvajtja e procesit edukativo-arsimor dhe sigurinë e nxënësve nëpër shkolla të komunës sonë.
Pas një diskutimi të gjatë të gjithë u dakorduan që të ketë një bashkëpunim sa më mire mes vete,drejtori,shkollë dhe polici.
Qëndrimet që janë marrë në këtë takim sigurisht se do të ndikojnë në të mire të procesit mësimor dhe të sigurisë ka thënë Agim Berisha, drejtor i drejtorisë për arsim në Ferizaj .
Ata u zotuan se nxënësit duhet ta mbajnë bexhin dhe uniformen brenda objektit shkollor dhe në oborr përndryshe do të merren masa me përputhje me rregulloren e shkollës, Basri Shabani komandanti i stacionit të policisë në Ferizaj, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet edukativo-arsimore,respektivisht drejtoret e shkollave, se ne jemi ne shërbim të rendit dhe rregullit, në komunën tone, pse jo edhe në shërbim të institucioneve në fjalë.
Të gjithë ata qytetarë që do ta pengojnë procesin edukativo-arsimor janë në kundërshtim me ligjin dhe do të merren masa ndaj tyre.
Agim Berisha, drejtor për Arsim, ka ftuar në një takim të përbashkët drejtorët e shkollave të mesme dhe komandantin e stacionit policor të Ferizajt