Ftohen të gjithë qytetarët e zonës 8 ku po hartohet Plani Rregullues që të marrin pjesë në takim i cili do të mbahet më datë 21.10.2011 (e premte) duke filluar nga ora 11.00.
Takimi do të mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës në ndërtesën e Komunës së Ferizajt
Tema e takimit: Diskutimi i propozimit për planifikimin e zonës.
Pjesmarrja e qytetarëve të kësaj zone do të jetë shumë e rëndësishme sepse propozimi i planifikuar prek pronat private të banorëve të zonës.
Sqarim: Zona 8 kufizohet me rrugët :”Rexhep Bislimi” deri te “Vëllezërit Gërvalla” dhe prej “Remzi Hoxha” në pjesën mbi magjistralen “Ferizaj-Shkup”.
Temë e takimit do të jetë: Diskutimi i propozimit për planifikimin e zonës