Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, ka marrë një qëndrim që mbrëmjet e maturës, duke filluar që nga ky vit në mbahen nëpër lokalet e Komunës së Ferizajt. Qëndrimi i DKA-së i cili është në përputhshmëri me rregulloren e cila është në fuqi për organizimin e mbrëmjeve të maturës, thuhet se mbrëmja e maturës mund të organizohet në hapësirën shkollore, nëse ajo ka hapësirë dhe mundësi, e nëse jo atëherë mbrëmjet e maturës do të mbahen në territorin përkatës të Komunës së Ferizajt. Por nëse këto mundësi nuk janë të arritshme, drejtorët e shkollave në bashkëpunim ne DKA-në , mbrëmjet e maturës mund t’i organizojnë edhe nëpër komuna tjera të Kosovës. Agim Berisha drejtor i DKA-së, ka thënë se mbrëmjet e maturës së shkollave të Komunës së Ferizajt, mbrëmjet e tyre do t’i presin nëpër lokalet të cilat ju takojnë biznesmenëve ferizajas dhe kjo është një arsye shumë e thjeshtë. Ndërsa për gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, në Ferizaj i cili këtë vit ka mbi 700 maturantë, Berisha ka thënë se pronari i restorant “Ujëvara”, është zotuar se ka hapësirë për ata maturantë. Por pas një vizite që i kishin bërë këtij restoranti, kryetari Bajrush Xhemaili, nënkryetari i komunës dhe drejtori i DKA-së, ky restorant nuk i plotësonte kushtet për mbi 700 maturantë. “Dorën në zemër, të themi popullorçe, nuk i plotëson kriteret ajo hapësirë për mbi 700 maturantë të gjimnazit. Ulëse mund të ketë, por hapësirë nuk ka për vallëzim”, ka thënë Berisha.Për të mirën e maturantëve, Berisha ka thënë se kanë vizituar edhe një lokal tjetër i cili është i një pronari ferizajas, por lokali i të cilit nuk gjinden në territorin e Komunës së Ferizajt. Restoranti i Ahmet Gjylës ndodhet në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, salla e të cilit i plotësonte të gjitha kushtet për organizim të mbrëmjes. Ndërsa maturantët e shkollave të tjera e kanë mundësinë që të përzgjedhin lokalin cilin të dojn në Ferizaj të përzgjedhin muzikën, fotografin dhe në këto mundësi nuk do të ndërhyn aspak DKA-ja. Në rast të mos zbatimit të kësaj rregulloreje nga ana e drejtorëve të shkollave, Berisha ka thënë se drejtorët marrin përgjegjësinë dhe pasojnë sanksione të ndryshme. “Në një kohë shumë të afërt mund të mos jetë më drejtor i asaj shkolle”, ka thënë Berisha, duke shtuar se nuk mund të ketë një udhëheqës shkolle i cili nuk i përfill ligjet e Kuvendit të Kosovës. Komuna e Ferizajt këtë vit do të ketë mbi 2 mijë e 200 maturantë.Kur kemi nevojë për gjithçka, ne trokasim për herë të parë në dyert e biznesmenëve tanë dhe aty gjejmë përkrahjen dhe mbështetjen”, ka thënë Berisha duke shtuar se me këtë qëndrim të marrur nga DKA-ja nuk do të ngarkohet as xhepi i prindërve që të shkohet nëpër vende më të largëta, prandaj mbrëmjet e tyre do t’i presin nëpër lokalet të cilat ju takojnë biznesmenëve ferizajas dhe kjo është një arsye shumë e thjeshtë.