Në këto vizita është angazhuar edhe vetë Drejtori i Drejtorisë së Arsimit z.Agim Berisha, këto vizita kanë për qëllim ngritjen e cilësisë dhe të disiplinës në përgjithësi. Po ashtu drejtoria e arsimit, ka realizuar një vizitë në Qendrën Edukative në Dubravë, dhe me këtë rast janë ndihmuar nga Drejtoria e Arsimit, fëmijët e minoriteteve me, fletore, lapsa ,goma, letër etj. Ndihma të tilla dhe përkrahja për fëmijët, dhe nxënësit e minoriteteve nga Drejtoria e Arsimit, nuk do të mungojnë edhe herëve tjera. Drejtorit të Arsimit, është takuar edhe me përfaqësuesit e OSBE-së, të cilët u falënderuan, për nivelin e bashkëpunimit dhe deklaruan se në nivel të Kosovës , OSBE-ja bashkëpunim më të mire e ka me Drejtorinë e Arsimit të Ferizajt. Drejtoria e Arsimit në Ferizaj, i ka intensifikuar vizitat me zyrtarë e arsimit, nëpër shkolla, edhe në ndërrimin e pasdites, në orët e vona.