Ditën e sotme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami vizitoi fermerin ferizajas Trimor Hyseni, në kuadër të ciklit të vizitave tek fermerët fundjavave, për të parë nga afër punën e angazhimin e tyre në kultivimin e produkteve të ndryshme.Familja Hyseni është e tëra e angazhuar në kultivimin e dredhëzave dhe mjedrave, duke pasur hapësira të mëdha për kultivimin e tyre, mbështetje të cilën i ka ofruar edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, ku drejtori Bajrami u shpreh se shembuj të tilla meritojnë përkrahje e natyrisht janë kontributdhënëse në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë lokale.