Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Alberton Sahiti, vizituan sot fermerin Mursel Osmani në fshatin Gaçkë, për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga breshëri që përfshiu territorin tonë ditën e djeshme. Drejtorët komunal u shprehën se Komuna përmes Komisionit Profesional do të bëj vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe do të angazhohet në kompensimin e tyre për fermerët e dëmtuar në bazë të mundësive buxhetore.