Përfaqësues të mediave, jeni ftuar këtu për kundër-reagimin te cilin do ta beje unë ne lidhje me reagimin te cilin e ka bere INPO, me të cilin ka ngritur akuza të pavërteta dhe të pabaza ndaj drejtorisë për Urbanizëm,Prone,Gjeodezi,Kadastër dhe Mjedis,gjoja se kjo drejtori ka tejkaluar kompetencat e veta me lejet për shfrytëzim të hapësirës publike,respektivisht reklamave.
Ju njoftoj që Lejet për objektet, me karakter te përkohshëm, ku përfshihen reklamat kiosqet etj. Drejtoria i lëshon bazuar ne ligjin për ndërtim neni 41 pika G dhe L, dhe mbi bazën e rregullores për caktimin e tarifave dhe ngarkesave komunale,neni 17 dhe neni 26 , të aprovuar ne kuvendin e komunës
Kështu që konfirmojë që të gjitha lejet e lëshuara për objekte të tilla janë Konform procedurave ligjore.
Inpo i ka dhëne të drejte vetes qe mbi bazën e shqetësimit të cilin ata e kane paraqitur, drejtoria për Ekonomi dhe Financa ka zhvilluar procedurat ligjore për dhënien e të drejtës për vendosjen e reklamave dhe kiosqeve, prandaj ja kujtoje Inpos që kërkesa për kualifikim është bere nga Zyra e prokurimit mbi bazën e Vendimit 01 nr 44 te datës 01.04.2009 për vendosjen e objekteve te karakterit te përkohshëm ne territorin e komunës se Ferizajt ,të miratuar nga kuvendi i komunës dhe jo nga Drejtoria e financave ashtu si ata pretendojnë.
Dua të ja u kujtoje edhe një herë Inpos qe hapat e tyre për qeshje të rëndësishme për qytetaret janë shume të vonshëm ,krahasuar me hapat te cilët i merr kryetari i komunës për çështjet me interes për qytetaret.
Përfaqësues të mediave, jeni ftuar këtu për kundër-reagimin te cilin do ta beje unë ne lidhje me reagimin te cilin e ka bere INPO, me të cilin ka ngritur akuza të pavërteta dhe të pabaza.