Doli nga shtypi numri i ri ri revistës “InfoFerizaj”
03/10/2016 00:00
Sot ka dalë nga shtypi numri 15 i revistës “InfoFerizaj”, me informacione për ngjarjet, aktivitetet dhe zhvillimet më të rëndësishme në Komunën e Ferizajt gjatë muajit shtator. Edhe në këtë numër lexuesit mund të informohen me të rejat kryesore nga politika lokale, puna e institucioneve, investimet, punët në infrastrukturë, aktivitetet për përmirësimin e shërbimeve, zhvillimet në kulturë etj. Revistën mund ta lexoni në web faqen e Komunës https://ferizaj.rks-gov.net/ dhe në formë fizike (falas).
Revista përmban informacione për zhvillimet më të rëndësishme në Komunën e Ferizajt gjatë muajit shtator.